Pa skenat ku iu hodh në ajër e bija, bëhet për spital miku i Putinit

  • E. /
  • 22 August 2022 - 10:30
Pa skenat ku iu hodh në ajër e bija, bëhet për spital miku i Putinit

E bija e teoricienit dhe këshilltarit më të ngushtë të presidentit rus Vladimir Putin, ka humbur jetën mbrëmjen e së shtunës në periferi të Moskës.

Sipas raportimeve vajza e aleatit të ngushtë të Putinit ndërroi jetë, kur makina me të cilën po udhëtonte teksa po shkonte në shtëpi shpërtheu në flakë.

Raportohet se Aleksandër Dugin u shtri në spital pasi vizitoi skenën e vdekjes së vajzës së tij. Mirëpo nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Darya 30-vjeç, kishte hyrë në politikë kohët e fundit, por më shumë njihet si vajza e politogologut të famshëm të Putinit që ka frymëzuar dhe mbështetur të gjitha lëvizjet politike të Presidentit të Rusisë.

(Kosova Sot Online)