Pamjet virale të fjalosjes së policëve me qytetarin në Prishtinë, arrestohet ky i fundit

  • E.K /
  • 22 August 2022 - 11:09
Pamjet virale të fjalosjes së policëve me qytetarin në Prishtinë, arrestohet ky i fundit

Pamjet virale të fjalosjes së policëve me qytetarin në Prishtinë, arrestohet ky i fundit

Policia ka arrestuar drejtuesin e motoçikletës që është aksidentuar teksa ka tentuar të ikë, duke mos e respektuar urdhërin e policëve.

Ky rast është publikuar me pamje në media ku polici ndër të tjera i drejtohet qytetarit me fjalët: “Zani mos të nihet, a e shkele policin majmun, krejt kena me t’myt”.

Policia njofton se pas intervistimit, me vendim të prokurorit, drejtuesi i motoçikletës është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR /Rr. Fahri Fazliu, Prishtinë  21.08.2022, 22:29. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti derisa ishte duke drejtuar një motoçikletë nuk i ishte ndalur zyrtarëve policor dhe i njëjti me motoçikletë gjatë ikjes është aksidentuar. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)

https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2022/08/video-1661144919-1-1.mp4