Shumë kujdes në dialog me Serbinë sepse BE pa SHBA-të është si një tigër në letër

Shumë kujdes në dialog me Serbinë sepse BE pa SHBA-të është si një tigër në letër
Shumë kujdes në dialog me Serbinë sepse BE pa SHBA-të është si një tigër në letër

Muhamet Kelmendi

  • 22 August 2022 - 07:32

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Konfliktet janë rritur dhe rreziku për luftë veç ekziston. Duhet thënë se pa SHBA-të nuk është në gjendje BE të zgjidhi asnjë çështje. Me BE ka vetëm konflikte dhe nëpërmjet BE-së shtetet po i paraqesin pikësynimet e veta gjeostrategjike në Ballkan e më gjërë. BE po ndikon në mënyra të ndryshme që konflikti Kosovë - Serbi të mbetet i pazgjidhur. Shpresohet se me SHBA-te BE-ja do të arrin edhe deri te zgjidhe në çështjen midis Kosovës dhe shtetit serb. Pa SHBA-të do të kemi vetëm dështime.

-Tradicionalisht deri më tash është dëshmuar se BE është vetëm një tigër në letër, sa i takon rendit dhe sigurisë në Evropë. Pa SHBA-të ky union nuk është në gjendje të vepron i pavarur. Në kuadër të kësaj në BE janë shumë shtete të ndryshme dhe me të kaluar konfliktuoze që fare nuk kanë besim në njëri - tjetrin. Veç kësaj, është Rusia, Franca dhe Spanja, me disa shtete tjera, që kësaj bashkësie në fushën ushtarake ia humbin rëndësinë dhe e bëjnë jo funksionale. Nuk kemi fare asnjë rast ku ky union e ka zgjidhur vetë, sepse pa ndihmën nga SHBA-të është tigër në letër.

BE është e fortë ndaj shteteve të dobëta. Aty nuk bënë pardon dhe shpesh herë vepron jo për paqe, po edhe për interesat gjeostrategjike të ndonjë shteti. Ndikimin e madh në union e ka Franca. Ky shtet është pengesa kryesoren pse Kosovës nuk iu liberalizuan vizat. Me Francën është në këtë çështje edhe Spanja, Greqia, Sllovakia, Rumania dhe Qipro. Ato së bashku, krahas Holandës, bënë bllokimin e vendimit të Parlamentit Evropian për liberalizim të vizave për Kosovën. Duhet ditur se veriu i Kosovës, ku jetojnë aktualisht, me shumicë serbët, është krijuar nga Franca.

Me ndihmën e ushtrisë franceze, në vitin 2000 dhe 2001, u dëbuan nga veriu i Kosovës mbi 12 mijë qytetar shqiptare. U bë spastrimi etnik i kësaj ane të Kosovës. Çdo dialogim midis Kosovës dhe Serbisë është bërë nën ndikimin e shteteve të përmendura. Është bllokuar lëvizja e lirë e qytetarëve dhe është ndaluar të theksohet statusi i Kosovës. Kosovës iu futen thojzat. U bënë marrëveshje të ndryshme dhe çdo marrëveshje që sado kudo e nënkuptonte Kosovën në shtet nuk u ekzekutua nga Serbia. U tolerua shteti serb. Ndërsa u bë presion i madh mbi Kosovën.

Çdo herë po paraqitet nga këto shtete, madje edhe nga disa zyrtare në Bruxel, Kosova si shkaktare e mos zbatimit të marrëveshjeve. E në anën tjetër, mbi 85% të marrëveshjeve Kosovë - Serbi nuk ekzekutohen nga Serbia. Kosova i zbaton të gjitha, me përjashtim të Asociacionit serb, për faktin që nga gjykata është shpallur de-jure nullë. BE ka dështuar tashmë në çështjen Kosovë-Serbi. Kjo, pse mbahet nga shumë shtete ana e përcaktuar e shtetit serb. Nuk ka shumë nevojë të paraqiten fakte. Serbia po e kërcënon Kosovën edhe me armë.

Është shteti serb që po armatoset nga Rusia dhe nga Kina. Për çdo ditë shteti serb po e tregon forcën ushtarake. Afër kufijve të Kosovës fluturojnë aeroplan dhe helikopter ushtarak serb. Nga Beogradi deklarohet se Kosova është serbe dhe se me forcë do ta rikthejnë nën sovranitetin serb. Këtej kemi një qartësi të madhe për shkaqet e mossuksesit të BE. Shkaktar i dështimit të BE në zgjidhjen e çështjeve Kosovë-Serbi është te Beogradi dhe te shtetet që e përkrahin Serbinë. Mbi këtë fakt Ivana Stradner ka thënë: "Rreziku i dështimit të BE-së në Ballkan rrezikon të humbasë blloku perëndimor, pra BE, në tërësi besueshmërinë që e ka pasur deri tash". Ky fakt mjafton për të ditur se BE me politikën e tillë të njëanshme, pa SHBA-të, nuk i zgjidh çështjet në mes të Kosovës dhe Serbisë.

BE ka mbetur si në Bosnje e Hercegovinë, në vitet 1990-1995, në diskutime, duke i dhënë mundësi makinerisë vrastare serbe të vras dhe të masakroj me qindra e mijëra qytetar. Kjo është politika që po zbatohet tash nga BE në Ballkan. Konfliktet janë rritur dhe rreziku për luftë veç ekziston. Duhet thënë se pa SHBA-të nuk është në gjendje BE të zgjidhi asnjë çështje. Me BE ka vetëm konflikte dhe nëpërmjet BE-së shtetet po i paraqesin pikësynimet e veta gjeostrategjike në Ballkan e më gjërë. BE po ndikon në mënyra të ndryshme që konflikti Kosovë - Serbi të mbetet i pazgjidhur. Shpresohet se me SHBA-te BE-ja do të arrin edhe deri te zgjidhe në çështjen midis Kosovës dhe shtetit serb. Pa SHBA-të do të kemi vetëm dështime.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".