Petkoviq – Tadiqit: Mos u shqetëso, Kurti të do shumë

  • E.K /
  • 22 August 2022 - 11:22
Petkoviq – Tadiqit: Mos u shqetëso, Kurti të do shumë

Drejtori i së ashtuquajturës “Zyre për Kosovën”, është përplasur me ish-presidentin serb, Boris Tadiq.

Tadiq në një postim në Twitter ka shkruar se “regjimi i Beogradit po heq dorë nga fjalët që ka thënë”.

Por atij i është përgjigjur Petkoviq duke i thënë se “Kurti e do shumë”.

“Ju po rrini vazhdimisht në Twitter, ne po luftojmë për të korrigjuar dëmin që u keni shkaktuar serbëve në Kosovë! Mos u shqetëso, Kurti të do shumë! Vetëm ju mund të shpjegoni pse serbët në Kosovë e quajnë ende kufirin e Tadiqit në vendkalimet që keni vendosur në vitin 2011”, ka shkruar Petkoviq në Twitter, të hënën.

Pushteti i Aleksandër Vuçiqit njihet për shtypje të opozitës dhe e dominon Parlamentin e Serbisë. 

(Kosova Sot Online)