Kërcënimi i qytetarit nga polici në Prishtinë, IPK nis hetimet

  • E.K /
  • 22 August 2022 - 11:48
Kërcënimi i qytetarit nga polici në Prishtinë, IPK nis hetimet

Një motoçikletë është aksidentuar pasi ka tentuar të ikë, duke mos e respektuar urdhrin e policëve. Pas kësaj në media është publikuar një video ku njëri nga policët i drejtohet ngasësit të motoçikletës me fjalët “zani mos të nihet, a e shkele policin majmun, krejt kena me t’myt”.

Lidhur me këtë, Inspektorati Policor i Kosovës në një përgjigje ka thënë se kanë nisur hetimet paraprake.

“Ju konfirmojmë se pas publikimit të video incizimit në medie, hetuesit e IPK-së sipas detyrës zyrtare kanë filluar një hetim paraprak”, thanë nga IPK.

Përmes raportit 24-orësh, Policia ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “Sulm ndaj personit zyrtar”, ndërsa policia ka thënë se rasti ka ndodhur në rrugën “Fahri Fazliu”, në Prishtinë, rreth orës 22:29.

(Kosova Sot Online)