300 euro gjobë dhe 3 pikë negative shoferit në Ferizaj për këtë shkelje

  • S.A /
  • 22 August 2022 - 12:32
300 euro gjobë dhe 3 pikë negative shoferit në Ferizaj për këtë shkelje

Policia e stacionit në Ferizaj, dje rreth orës 08:20 ka ndaluar shoferin i cili me automjetin e udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim i shpejtësisë në rrugën ” Rexhep Bislimi ’’në Ferizaj, ku në zonën e kufizimit 40 km/h zhvilloi shpejtësi 76 km/h.

Në lidhje me këtë policia, ndaj shoferit me inicialet U.B (M/K) i moshës 27 vjeçar, “i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 300 euro, 3 pikë negative dhe gjashtë (6) muaj masë mbrojtëse ( heqje e patentë shoferit). Ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar”, njofton policia.“Policia fton qytetarët të bashkëpunojnë, për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406”, apelon policia.

(Kosova Sot Online )