E rëndë: Vdes punëtori 28-vjeçar në Prishtinë pasi rrëzohet nga objekti ku punonte

  • G.G /
  • 22 August 2022 - 13:11
E rëndë: Vdes punëtori 28-vjeçar në Prishtinë pasi rrëzohet nga objekti ku punonte

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para disa orësh në një objekt në rrugën “Holger Petersen” në Prishtinë, ku një 28-vjeçar ka humbur jetën pasi është rrëzuar derisa ka qenë duke punuar.

Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se i riu është dërguar menjëherë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, por përkundër interverminit të mjekëve, i riu s’ka mundur t’u bëjë ballë plagëve dhe ka vdekur.

Për rastin është vënë në dijeni edhe Policia e Prokuroria, ndërkohë që kanë nisur hetimet që zbardhin rrethanat në të cilat ka ndodhur rasti.

(Kosova Sot Online)