Nagavci thotë se ka përfunduar cikli i “kërcënimeve” të SBASHK-ut për nderprerje të procesit mësimor

  • E.K /
  • 22 August 2022 - 13:34
Nagavci thotë se ka përfunduar cikli i “kërcënimeve” të SBASHK-ut për nderprerje të procesit mësimor

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka thënë se më nuk mund të vazhdojnë kërcënimet e Sindikatës së Arsimit (SBASHK).

Nagavci ka shkruar në Facebook për përgaditjet e nisjes së vitit shkollor.

“Paralajmërimet e SBASHK për ndërprerje të procesit mësimor kundrejt rritjes në paga nuk kanë arsyetim! Ky cikël i përsëritshëm i kërcënimeve nuk mund të vazhdoj më. SBASHK gëzon të drejtë të garantuar ligjore për organizim dhe reagim sindikal, por nuk mund të cenoj të drejtën kushtetuese të nxënësve për shkollim. Nuk ndërpritet procesi mësimor sa herë që dikush dëshiron”.

Ajo ka thënë se sindikatat janë partneri i Ministrisë së Arismit për zhvillimin e sistemit arsimor.

“Jam shumë e bindur në përkushtimin e mësimdhënësve dhe përgjegjësinë që të njëjtit ndjejnë ndaj nxënësve. Sindikatat janë partneri ynë social, andaj dhe kemi shqyrtuar çdo kërkesë të tyre. Projektligji i ri i pagave adreson rangimin e punëtorëve të arsimit edhe më mirë sesa SBASHK-u kishte kërkuar e që ishte pajtuar, me ish-qeverinë, andaj edhe procesi mësimor s’bën të pengohet”, ka vazhduar Nagavci.

Ajo ka treguar se janë bërë të gjitha përgaditjet për nisjen e procesit mësimor.

“Angazhimi ynë është shumë dimensional, në përmirësimin e infrastrukturës në shkolla, avancimin e infrastrukturës ligjore, që të kemi staf të kualifikuar, tekste cilësore, kabinete e laboratore, në mënyrë që t’i përmirësojmë rezultatet në arsim”, ka shkruar ndër tjerash Nagavci. 

(Kosova Sot Online)