Çarshia e gjatë në Pejë e mbushur me gjeneratorë, zëdhënësi i AAK-së: 16 vjet kthim mbrapa

  • E.K /
  • 22 August 2022 - 15:07
Çarshia e gjatë në Pejë e mbushur me gjeneratorë, zëdhënësi i AAK-së: 16 vjet kthim mbrapa

Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lulezim Blaka, ka publikuar në Facebook një video ku shihet se në çarshinë e gjatë në Pejë janë vendosur disa gjeneratorë, në mungesë të energjisë elektrike.

Ai ka thënë se kjo është 16 vjet kthim mbrapa

“Çarshia e gjatë Pejë… sot, sikur me 2006… 16 vjet kthim mbrapa”, ka shkruar Blaka.

Kujtojmë që ditët e fundit, në Kosovë ka pasur ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike.

(Kosova Sot Online)