Vulini i shkon Lavrovit në Moskë, temë Kosova

  • E.K /
  • 22 August 2022 - 15:25
Vulini i shkon Lavrovit në Moskë, temë Kosova

Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Aleksandar Vulin e ka takuar sot në Moskë ministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov.

Siç raportojnë mediat serbe, Vulin ia ka përcjellur Lavrovit mesazhin e Vuçiqit se ai “nuk e harron vëllazërinë shekullore”, duke kujtuar se Serbia është i vetmi vend që ka refuzuar t’i vë sanksione Serbisë.

Po ashtu, Vulin e ka falënderuar Lavrovin për “mosnjohjen e Kosovës”.

“Serbia është shtet i pavarur dhe i zgjedh miqtë e vet”, citohet të ketë thënë Vulin.

Vulin tha se “janë shkelur të gjitha parimet e së drejtës ndërkombëtare”, duke theksuar ndalimin e vizitës së Lavrovit në Serbi.

Për mosnjohjen e Kosovës, thuhet se Lavrov e ka garantuar Vulinin.

(Kosova Sot Online)