Përparim Rama: Kryeshefi i NPL 'Prishtina Parking' Liridon Restelica u shkarkua

  • A.P /
  • 22 August 2022 - 19:23
Përparim Rama: Kryeshefi i NPL 'Prishtina Parking' Liridon Restelica u shkarkua

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se kryeshefi ekzektuiv i NPL Prishtina Parking është shkarkuar, duke dalë në kundërthënie me këtë të fundit i cili tha se ka dhënë dorëheqje për siç ka thënë për “shkak të presioneve që ka pasur nga aksionarët e Kuvendit Komunal”.

Rama në një status në Facebook ka thënë se Restelica është shkarkuar pas një mbledhje të jashtëzakonshme të Bordit të Drejtorëve të kësaj kompanie.

“Shkarkohet nga pozita e Kryeshefit Ekzekutiv të NPL Prishtina Parking, z. Liridon Restelica. Në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sot, Bordi i Drejtorëve të NPL “Prishtina Parking” ka konstatuar se veprimet e Kryeshefit Ekzekutiv, duke përfshirë këtu keqpërdorimin e pozitës, mosinformimin e bordit në lidhje me planet dhe projektet investuese të ndërmarrjes e deri tek mospërfillja e Bordit të Drejtorëve, kanë shkaktuar keqmenaxhim të përgjithshëm të ndërmarrjes dhe kanë cenuar imazhin e NPL “Prishtina Parking””, shkruan Rama.

“Vendimi për shkarkimin nga pozita e Kryeshefit Ekzekutiv, z. Liridon Restelica, hyn në fuqi sot, me datë 22.08.2022.”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online)