Twitter pezullon llogaritë e ambasadave serbe në disa shtete, vjen reagimi nga Serbia

  • A.P /
  • 22 August 2022 - 20:10
Twitter pezullon llogaritë e ambasadave serbe në disa shtete, vjen reagimi nga Serbia

Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë njoftoi më 22 gusht se llogaritë në Twitter të ambasadave serbe në Armeni, Iran, Indonezi, Nigeri, Zimbabve, Gana dhe Kujvat, por edhe të Konsullatës së Përgjithshme në Çikago, janë pezulluar më 18 gusht.

Sipas kësaj ministrie, pezullimi i llogarive “u bë pa asnjë sqarim dhe pa asnjë njoftim paraprak që do të tregonte për ndonjë shkelje të mundshme të rregullave të komunikimit në këtë rrjet social”.

MPJ e Serbisë tha se “kjo është e papranueshme për misionet diplomatike të një shteti demokratik që nuk është subjekt i asnjë sanksioni”.

Disa prej llogarive të pezulluara janë hapur së fundmi dhe nuk kanë qenë aktive, ndërkaq të tjerat nuk kanë asnjë përmbajtje që mund të konsiderohej e papërshtatshme”, u tha në njoftim.

(Kosova Sot Online)