“Lamtumirë QKUK”, e lë punën drejtori i Anestezionit, Nehat Baftiu

  • E.K /
  • 23 August 2022 - 09:17
“Lamtumirë QKUK”, e lë punën drejtori i Anestezionit, Nehat Baftiu

Drejtori i Anestezionit Nehat Baftiu, njofton se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga detyra si Anesteziolog dhe Reanimator në Klinikën e Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intenziv  pranë ShSKUK-së.

Doktor Baftiu thotë se arsyeja ë dorëheqjes është personale, por ka kritika për institucionet e vendit që e kanë sjëllë shëndetësinë kosovare në këtë gjendje.

“Arsyeja për këtë dorëheqje sa është personale po aq është edhe një moment reflektimi dhe alarmi për të gjitha institucionet qeveritare për gjendjen në të cilën e kanë sjellë shëndetësinë e Kosovës në përgjithësi dhe pozitën e mjekëve në veçanti”.

“Normalisht që për këtë gjendje faji bie mbi të gjitha partitë politike në vend, ato që ishin dje dhe këto qe janë sot në pushtet.  Sikur ata dje, edhe këta sot, ende flasin për shëndetësinë në nivel dëshirash. Të gjitha ato premtime për sektorin e shëndetësisë mbeten ende të pa realizuara, ndonëse pritjet kanë qenë dhe janë ende të mëdha. E dhimbshme është kjo gjendje në të cilën jemi katandisur”, shkruan ai ndër të tjera.

(Kosova Sot Online)