Dikush ia kërkon dorëheqjen Vuçiqit pas deklaratave për dialogun me Kosovën

  • E.K /
  • 23 August 2022 - 10:53
Dikush ia kërkon dorëheqjen Vuçiqit pas deklaratave për dialogun me Kosovën

Ish-ministri serb, Goran Bogdanoviq, e ka cilësuar absurde deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili tha se në dialog janë në një qosh.

“Vuçiq do të duhej t’ua shpjegonte këtë qytetarëve të Serbisë dhe të jepte dorëheqjen për shkak të një qëndrimi të tillë. Nuk mund të bësh asgjë për dhjetë vjet”, tha Bogdanoviq për gazetën Nova.

Sipas tij, qeveria aktuale serbe dha gjithçka që kërkoi Kosova, duke mos marrë “asgjë në këmbim”.

“Në vend që të thoni se si do të luftoni, cila është strategjia juaj, jo vetëm deri më 1 shtator, por më tej”, tha Bogdanoviq.

(Kosova Sot Online)