Ndalja e rrymës për shkak të prishjeve në rrjet, KEDS: intervenimet e tilla ndalen vec për festa

  • E.K /
  • 23 August 2022 - 11:17
Ndalja e rrymës për shkak të prishjeve në rrjet, KEDS: intervenimet e tilla ndalen vec për festa

KEDS-i ka njoftuar se për shkak të situatës energjetike në Kosovë, do të ketë reduktime 6 orë me rrymë e 2 pa të.

Por në disa pjesë të vendit ka pasur mungesë më të theksuar të energjisë elektrike, përtej planifikimit të reduktimeve 6 me 2.

Pastaj ishte raportuar se janë duke u kryer disa intervenime në rrjet, duke rrjedhuar me ndërprerje më të ashpra të energjisë elektrike.

Viktor Buzhala, zëdhënës i KEDS-it tha se intervenimet e tilla janë proces i pandërprerë.

“Intervenimet në rrjet, si pjesë e mirëmbajtjes ose investimeve janë proces i panderprerë, ndalen  dimrit veç ose per festa”, ka thënë Buzhala.

Kriza energjetike në Kosovë

Përkundër se është muaji gusht, Kosova po përballet me reduktime të energjisë elektrike.

Reduktime më të ashpra janë parë dimrin e fundit – Qeveria kishte thënë se është krizë energjetike globale.

Kriza energjetike globale po vazhdon, madje është përkeqësuar për shkak të luftës në Ukrainë.

Çrregullimet e çmimeve në tregjet ndërkombëtare, ishte një nga arsyet që KEDS-i e përmendi teksa tregonte për reduktimet pasuese.

Opozita po kërkon nga ekzekutivi që të gjendet një zgjidhje për ta tejkaluar këtë situatë.

Nëpër rrjetet sociale, qartazi shihet një frustrim kolektiv si rezultat i reduktimeve të energjisë elektrike. 

(Kosova Sot Online)