Lexoni edhe:
Kaos para qeverisë, shpërthen në flakë gjeneratori në Ministrinë e Infrastrukturës
Behar Shala, zëvendës i shefit të ndërrimit të ekipit të zjarrfikësve është deklaruar për gjeneratorin i cili është djegur pranë ministrisë së Infrastrukturës në Prishtinë.
Ai tha se nuk ka të lënduar nga ky rast, teksa është lokalizuar zjarri me ndihmën e ekipit të tij.
Kaos para qeverisë, shpërthen në flakë gjeneratori në Ministrinë e InfrastrukturësLexoni edhe:
Ai tha se një nga arsyet që mund të ketë ndodhur kjo për shkak se gjeneratori ka qenë duke prodhur elektricitet në mungesë të energjisë elektrike dhe se nuk është rasti i vetëm që ndodh kjo.
Shala shtoi se e kanë ndalur rrjedhjen e rezervuarit të naftës së këtij gjeneratori.
“Ne mundemi me theksu që lajmi na është dhënë në ora 11:30 minuta te ministria e Infrastrukturës, por gjatë rrugës na është ndryshuar adresa ku jemi tash për momentin. Rreziku më i madh na paraqitet shuë shpesh elektriciteti dhe vet gjeneratorët janë prodhurs të saj, është vështirë me ndalë që është i aktivizuar me ndihmën e disa punëtorëve ne e kyçim. Për momenti kemi rrjedhje të rezervuarit të naftës, e kemi ndalë rrjedhjen dhe presim me ardhë një material”, tha ai para gazetarëve.
(Kosova Sot Online)