Sa pjesëtarë të NATO-s shërbejnë në Kosovë aktualisht?

  • G.G /
  • 23 August 2022 - 13:08
Sa pjesëtarë të NATO-s shërbejnë në Kosovë aktualisht?

Misioni paqeruajtës i Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), aktualisht ka 3.735 trupa në Kosovë, që vijnë nga 27 vende të botës.

Pjesë e KFOR-it më nuk janë trupat ukrainase, të cilat janë thirrur të kthehen në vendin e tyre për shkak të luftës së nisur nga Rusia.

Radio Evropa e Lirë ka publikuar një infografikë, ku tregohet numri i ushtarëve në KFOR nga secili shtet.

Më së shumti ka nga Italia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

(Kosova Sot Online)