Nga 2012’ta me kancer, gjenerali serb i dyshuar për krime në Kosovë që vdiq sot ishte operuar 12 herë

  • E.K /
  • 23 August 2022 - 15:27
Nga 2012’ta me kancer, gjenerali serb i dyshuar për krime në Kosovë që vdiq sot ishte operuar 12 herë

Gjenerali famëkeq serb, Bozhidar Deliq vdiq sot pas një sëmundje të gjatë dhe të rëndë, konfirmoi partia e tij.

Deliq u trajtua për një kohë të gjatë nga kanceri dhe kishte treguar se ishte operuar më shumë se 11 herë për shkak të kancerit me të cilin ishte diagnostikuar në vitin 2012, shkruajnë mediat serbe.

Ai mori pjesë në luftën në Kroaci dhe në Bosnje dhe Hercegovinë. Ai ishte po ashtu komandant i Brigadës 549 të Mekanizuar të ushtrisë serbe gjatë luftës në Kosovë.

Ai u lind në Gjakovë më 8 janar 1956. Ishte deputet dhe nënkryetar i Kuvendit serb edhe më herët nga radhët e Partisë Radikale.

Së fundmi, ai ishte zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Serbisë.

(Kosova Sot Online)