Habitet Escobar, Presidentja ia kujton se duhet t’i shtrëngojnë duart dhe të bëjnë fotografi
Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun Kosovë – Serbi, Gabriel Escobar, sot është pritur në takim nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Para se të fillojë takimi, Escobar u habit dhe për pak harroi t’ia shtrëngojë dorën dhe të dalë në foto me presidenten Osmani, por një gjë të tillë ia kujtoi vetë Osmani.
Në takimin që po mbahet në presidencë, prezent është edhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Përveç Osmanit, Escobar sot pritet të takohet edhe me liderë të opozitës, pasi i ftoi ata për darkë pune.
(Kosova Sot Online)
