Ja kush thotë: Abdixhiku kryeministri i ardhshëm i Kosovës

  • A.P /
  • 23 August 2022 - 17:19
Ja kush thotë: Abdixhiku kryeministri i ardhshëm i Kosovës

“Lumir Abdixhiku do të jetë kryeministër i ardhshëm”. Kështu ka thënë deputetja e LDK-së, Rrezarta Kransiqi, duke shtuar se Abdixhiku është kryetari më i ri i një partie të vjetër sikur LDK-ja.

Kransiqi ka thënë se pa e zgjatur shumë mendon se kreu i LDK-së do të bëhet edhe shef i Qeverisë së Kosovës.

“Kryetari Lumir Abdixhiku është kryetari më i ri që ka një parti më e vjetër, e cila është LDK-ja. Unë shumë shkurt e kisha thënë se kryetari i jonë është kryeministri i ardhshëm i Republikës së Kosovës”, ka thënë ajo 

Rrezarta Krasniqi është deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

(Kosova Sot Online)