Gazetaret ukrainase në Kosovë me aksion simbolik për nder të 31-vjetorit të pavarësisë

  • E.K /
  • 24 August 2022 - 08:52
Gazetaret ukrainase në Kosovë me aksion simbolik për nder të 31-vjetorit të pavarësisë

Ukraina sot, më 24 gusht, shënon 31-vjetorin e pavarësisë, derisa këtë ditë bëhen edhe gjashtë muaj që kur nisi lufta në këtë vend.

Me rastin e shënimit të 31-vjetorit të Pavarësisë së Ukrainës, gazetaret ukrainase të strehuara përkohësisht në Kosovë, do të mbajnë një aksion simbolik në sheshin “Nënë Tereza”, në orën 14.

Luftën që Rusia e nisi në Ukrainë, e kanë dënuar shumica e vendeve të botës, duke vendosur sanksione ndaj këtij shteti.

Kjo luftë deri tani ka lënë mbi 5 mijë e 237 civilë dhe nëntë mijë ushtarë ukrainas të vrarë, derisa Rusia thuhet se ka mbi 45 mijë ushtarë të vrarë.

Bombardimet e vazhdueshme të ushtrisë ruse ndaj shtëpive dhe komuniteteve ukrainase detyruan mbi 11 milionë njerëz të largohen nga vendi.

Që nga fillimi i luftës, OKB-ja ka thënë se mbi 5 mijë e 237 civilë janë vrarë në Ukrainë, ndërkaq janë lënduar mbi 7 mijë të tjerë.

Ukraina në këtë luftë thuhet se ka humbur rreth 9 mijë ushtarë, ndërkaq, sipas zyrtarët perëndimorë, 80 mijë trupa ruse janë vrarë ose plagosur që nga fillimi i konfliktit.

(Kosova Sot Online)