Kompania britanike ndalon përdorimin e zorrës së ujit, kjo është arsyeja

  • E.K /
  • 24 August 2022 - 12:00
Kompania britanike ndalon përdorimin e zorrës së ujit, kjo është arsyeja

Kompania e ujit “Thames Water”, ka ndaluar përkohësisht përdorimin e zorrëve që janë të lidhur me rrjetin e furnizimit me ujë për disa punë rreth shtëpisë, të cilat besohet se mund të mos kryhen, shkruan Sky News.

Ndalimi i zorrës përfshin: ujitjen e kopshtit, mbushjes ose mirëmbajtjen e pishinave, pastrimin e automjeteve, pastrimin e dritareve, mureve, shtigjeve, oborreve e të tjera.

Ndalimi zbatohet për tubacionet, dhe çdo gjë që lidhet me to, si spërkatës dhe rondele – por njerëzit mund të përdorin ujin nga një kanaçe uji ose kovë në vend të një zorre.

Në një deklaratë të lëshuar javën e kaluar, Thames Water tha: “Ne kemi punuar gjatë gjithë kohës për të furnizuar të gjithë dhe klientët kanë qenë të shkëlqyeshëm në kursimin e ujit ku të munden”.

“Por, me parashikimin e reshjeve të ulëta për muajt e ardhshëm, ne tani duhet të bëjmë hapin tjetër në planin tonë të thatësirës.”

Me ndalimin e Yorkshire Water që pritet të fillojë më 26 gusht, gjithsej 24 milionë njerëz do të preken nga kufizimet në përdorimin e ujit – duke përfshirë pesë milionë në Yorkshire, 2.2 milionë në Kent dhe Sussex, një milionë në Cornwall, pjesë të Devon, Hampshire dhe Isle of Wight, 200,000 në Pembrokeshire dhe 80,000 në Isle of Man.

Ky ndalim vjen pasi temperaturat kanë shënuar rekord, ndërsa nuk ka pasur reshje shiu, madje javët e fundit, zjarre të konsiderueshme u raportuan në pjesë të Londrës, Kentit dhe Essex-it.

(Kosova Sot Online)