Pse nuk u pronocova për takimin në Bruksel deri tash – sqarohet Kurti

  • E.K /
  • 24 August 2022 - 12:06
Pse nuk u pronocova për takimin në Bruksel deri tash – sqarohet Kurti

Kryeministri Albin Kurti ka folur gati një javë pas takimit me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Kurti tregoi çështjet për të cilat nuk u pajtuan me Vuçiqin, ndërsa tha se ishte pala serbe ajo e cila e lëshoi ndërtesën në Bruksel ku po mbahej takimi.

Në Bruksel duket se Kurti dhe Vuçiq ishin marrë vesh vetëm për një gjë. Kryeministri tha se kishte dakordim për moprononcim dhe prandaj tha se s’ka folur për takimin deri sot.

“Unë nuk jam prononcuar pas takimit të datës 18 gusht, meqë ka pasur një dakordim intern për mosprononcim, për mosacarim nga brenga që kjo do të ndikonte negativisht në ecurinë e dialogut”, tha Kurti.

“Jo të gjithë i janë përmbajtur këtij parimi të dialogut”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)