Prova që fundosi policin “shofer”, bashkë me Vis Martinajn ishte edhe një vajzë

  • S.A /
  • 24 August 2022 - 12:49
Prova që fundosi policin “shofer”, bashkë me Vis Martinajn ishte edhe një vajzë

Agjenti i policisë Jeton Lami 28 vjeç është arrestuar pasi ndaj tij është vendosur masë sigurie arrest në burg në mungesë pasi dyshohet se ka transportuar të shumëkërkuarin e drejtësisë Ervis Martinaj.

Mësohet se gjatë hetimit të nisur pas denoncimit të xhaxhait të tij për humbje të kontakteve, Prokuroria e Kurbinit ka zbuluar një pamje te një kamera sigurie ku shfaqet Martinaj, një vajzë që e shoqëronte dhe efektivi i Operacionales.

Agjenti u ndalua pas hetimeve të kryera në kuadër të procedimit penal të vitit 2022, për veprën penale të rrëmbimit të personit, referuar nga strukturat hetimore të DVP Lezhë, pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin.

Nga hetimet rezulton se polici i Operacionales ka shpërdoruar detyrën duke përkrahur dhe transportuar të shumëkërkuarin nga policia Ervis Martinaj pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani.

Dyshohet se Martinaj nuk është ndihmuar vetëm nga Lami, por edhe nga një agjent tjetër i Forcave Operacionale të Policisë.

(Kosova Sot Online )