Qeveria vendos për shpronësimin e një zone kadastrale në Obiliq

  • S.A /
  • 24 August 2022 - 13:00
Qeveria vendos për shpronësimin e një zone kadastrale në Obiliq

Qeveria e Kosovës gjatë mbledhjes së sotme në rend të ditës ka pasur shqyrtimin e propozim vendimit përfundimtar për shpronësim për interes publik i pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit, të cilat preken nga realizimi i projektit për zgjerimin e mihjes sipërfaqësore për eksploatim të thëngjillit për prodhim të energjisë për nevoja të KEK-ut. Bëhet fjalë për zonën kadastale Palaj, në komunë të Obiliqit.

“Për këtë projekt në muajt e kaluar, Qeveria ka miratuar vendime për shpronësim sipas kërkesave të KEK-ut dhe për zona tjera kadastrale”, tha Kurti.

Ndërsa, ministri i MMPHI-së, Liburn Aliu, tha se departamenti i shpronësimit i propozon qeverisë që të nxjerrë vendim me të cilin miratohet vendimi përfundimtar për shpronësim për interes publik.

“Departamenti i shpronësimit i propozon qeverisë që të nxjerrë vendim me të cilin miratohet vendimi përfundimtar për për shpronësim për interes publik i pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit, të cilat preken nga realizimi i projektit për zgjerimin e mihjes sipërfaqësore për eksploatim të thëngjillit për prodhim të energjisë për nevoja të KEK-ut” , tha Aliu.

Ky propozim vendim është miratuar, pasi nuk pat asnjë abstenim dhe asnjë kundër.

(Kosova Sot Online )