Kurti: Jam kryeministër që i lus gazetarët të më bëjnë pyetje, ta kuptojnë edhe kolegët serbë

  • E.K /
  • 24 August 2022 - 14:08
Kurti: Jam kryeministër që i lus gazetarët të më bëjnë pyetje, ta kuptojnë edhe kolegët serbë

Kryeministri Albin Kurti gjatë konferencës për media tha se është një kryeministër demokratik që “i lut” gazetarët t’i bëjnë pyetje dhe se me të nuk ndodh e kundërta.

Ai pati edhe një porosi për gazetarët serbë.

“Kishte qenë mirë zonja gazetare që të bëni pyetje. Ka kryeministra që i ndalojnë gazetarët të bëjnë pyetje, ama kryeministër që e lusin gazetarët të bëjnë pyetje. Prandaj, është mirë që kolegët serbë ta kuptojnë sa demokratik është vendi ynë. Kryeministri e lut gazetaren”.

Megjithatë, Qeveria e Kosovës është kritikuar shpesh për mostransparencë ndaj mediave.

(Kosova Sot Online)