Kurti e pranon se pas takimit me Vuçiq s’është kthyer në Kosovë: Escobar e ka ditur ku jam

  • E.K /
  • 24 August 2022 - 14:11
Kurti e pranon se pas takimit me Vuçiq s’është kthyer në Kosovë: Escobar e ka ditur ku jam

Kryeministri Albin Kurti e ka pranuar se që nga udhëtimi në Bruksel për takimin me presidentin serb Aleksandar Vuçiq javën e kaluar, nuk ka qenë në Kosovë deri sot.

Kurti në një konferencë për media tha se është kthyer sot herët në mëngjes, ndërsa tha se i dërguari amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar e ka ditur se ku do të shkonte.

“Është e vërtetë që kam qenë jashtë vendit. Unë jam kthyer sot në mëngjes në ora 02:30. Nuk kam mundur të takohem dhe Z. Escobar e ka ditur prej Brukselit ku po shkoj dhe e ka ditur që do të jem kur ai do të jetë këtu, por do të takohemi sot”, tha Kurti.

Për kryeministrin, s’ka rëndësi nëse takimi me Escobarin zhvillohet sot apo nesër.

“Një ditë më herët, një ditë më vonë, nuk besoj që luan rol”, tha ai.

(Kosova Sot Online)