E rëndë: 38-vjeçarja në Prizren tenton t’i japë fund jetës, konsumon sasi të panjohur të barnave

  • E.K /
  • 24 August 2022 - 15:02
E rëndë: 38-vjeçarja në Prizren tenton t’i japë fund jetës, konsumon sasi të panjohur të barnave

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Prizren, pasi që një 38-vjeçare ka tentuar t’i japë fund jetës së saj duke përdorur medikamente.

Ngjarja kishte ndodhur ashtu që derisa bashkëshorti i 38-vjeçares nuk ishte në shtëpi, ajo ka konsumuar një sasi të panjohur të medikamenteve të ndryshme.

Konsumimi i sasisë së panjohur të medikamenteve të ndryshme ka shkaktuar që gjendja shëndetësore e 38-vjeçares të mos jetë stabile dhe për këtë arsye të njëjtës i është rekomanduar qëndrimi i mëtejshëm për trajtim mjekësor në spital.

Pasi që 38-vjeçares i është dhënë ndihma e nevojshme mjekësore, rreth orës 00:40, është njoftuar edhe Policia e Prizrenit lidhur me rastin, ku këta të fundit e kanë njoftuar edhe Prokurorin kujdestar dhe me urdhër të tij rasti është iniciuar si “Vetëvrasje në tentativë”.