Lajçak njofton për takimin me Kurtin, e përmend edhe Besnik Bislimin: Patëm biseda të thella

  • G.G /
  • 24 August 2022 - 22:46
Lajçak njofton për takimin me Kurtin, e përmend edhe Besnik Bislimin: Patëm biseda të thella

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka thënë se me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendësin e tij Besnik Bislimi, kanë pasur biseda të thella gjatë takimit të sotshëm.

Ai ka publikuar një fotografi së bashku me Kurtin si dhe të dërguarin e SHBA-së për dialogun, Gabriel Escobar.

“Me kryeminsitrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi patëm biseda të thella lidhur me takimin e nivelit të lartë në javën ekaluar, përfshirë lirinë e lëvizjes si dhe rrugën përapra për Kosovën përmes dialogut”, ka shkruar Lajçak.

Në një njoftim për media, Qeveria ka njoftuar se Kurti në takim me dy përfaqsuesit ndërkombëtare, ka treguar vullnetin dhe gatishmërinë e saj për tu angazhuar në një dialog parimor dhe të përgatitur mirë drejt një marrëveshje që në qendër ka njohjen reciproke.

(Kosova Sot Online)