Ministrja serbe akuzoi Rusinë se po keqpërdorë Serbinë, Vulin nga Moska e quan tradhtare

  • S.A /
  • 25 August 2022 - 09:45
Ministrja serbe akuzoi Rusinë se po keqpërdorë Serbinë, Vulin nga Moska e quan tradhtare

Ministri i punëve të brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, ka hedhur poshtë kritikën e sotme të ministres serbe të energjetikës dhe minierave Zorana Mihajloviq, për takimin e tij me zyrtarët rus në Moskë, duke theksuar se për miqtë e Serbisë nuk mund të flasë dikush që ka mbështetur rezolutën e Britanisë së Madhe të 2015’s për serbët si ‘një popull gjenocidal’.

Ministri serb Vulin i njohur për qëndrime fashiste serbe reagoi me komunikatë me shkrim për mospajtimet që i ka me kolegen në ekzekutivin serb. Reagimi ishte siç pritet nga Vulin, plot vrer e deri në akuza për tradhti që u lanë të nënkuptohen.

“Me siguri se ministri i punëve të jashtme Sergey Lavrov është mik shumë më i mirë i Serbisë sesa ata që na kërkojnë të pranojnë shtetin e rremë të Kosovës, apo ata që mendojnë se është në interesin tonë të i vendosim sanksione Rusisë, të mbesim pa gaz, por edhe të fundit mik në bashkësinë ndërkombëtare” ka shkruar Vulin.

“Ai apo edhe të jem i drejtë sa i përket gjinive: ajo që ka votuar për atë që Serbia të mbështesë rezolutën e Britanisë së Madhe sipas së cilës populli serb është gjenocidal dhe përgjegjës për likuidime masive, dhe përdhunime edhe më masive, vështirë që të jetë vet mik i Serbisë, e më vështirë akoma e ka të shpjegojë se kush janë miq të Serbisë” ka shkruar Vulin me rastin e kritikës së ministres së energjisë Mihajloviq.

Vulin shtoi se Lavrov me të cilin rishtas u taku në Moskë, “nuk po detyron Serbinë për asgjë” dhe po “ e respekton çdo fjalë të presidentit serb Aleksandar Vuçiq”.

“Lavrov e vlerëson lartë neutralitetin tonë dhe mirëkupton qëndrimin tonë edhe rreth konfliktit në Ukrainë dhe rreth çështjes së të drejtës ndërkombëtare, dhe asnjëherë nuk ka tentuar ta drejtojë apo ta ndryshojë, që për miqtë e zonjës Mihajloviq, nuk mund të thuhet” ka thënë Vulin sipas komunikatës së ministrisë së punëve të brendshme.

Paraprakisht ministrja serbe e energjetikës Mihajloviq kishte vlerësuar qasje e Lavrov si dashakeqe ndaj Serbisë i cili me deklaratat e tij “po keqpërdorë faktin se Serbia nuk i ka vendosur sanksione Rusisë, duke provuar të shfaqë këtë se Serbia mbështetë sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës”.

“Serbia qartazi është përcaktuar rreth luftës në Ukrainë, e për atë që nuk i vumë sanksione Rusisë, siç kishte bërë e gjithë Europa, tregon se ne po zhvillojmë politikë të pavarur. Në vend se të respektojë vendimin tonë rreth mos vendosjes së sanksioneve, përkundër presionit që po ballafaqohemi, Lavrov po keqpërdorë atë fakt si mbështetje të palës ruse nga në këtë konflikt, me të cilin po bën presion shtesë ndaj presidentit Aleksandar Vuçiq dhe qeverisë së Serbisë” kishte deklaruar Mihajloviq.

(Kosova Sot Online )