Grafite anti-Kosovë dhe anti-NATO në Veri

  • S.A /
  • 25 August 2022 - 12:32
Grafite anti-Kosovë dhe anti-NATO në Veri

Një mori grafikësh kundër Kosovës dhe NATO-së janë shkruar në pjesën veriore të Kosovës.

“Nato go home”, që në shqip përkthehet “NATO shko në shtëpi”, është një nga grafitet që janë parë të enjten në Mitrovicën Veriore.

“Brigada Veriore”, “Kjo është Serbia”, “Po presim”, “Brigada e Veriut po rritet dita-ditës”, janë veç disa grafikeve kontraverse.

Grafiket anti-NATO vijnë vetëm disa ditë pasi presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kishte thënë se “nëse NATO s’i mbron serbët e Kosovës atëherë këtë do ta bëjë Beogradi”.

Deklarata ishte raportuar si shqetësuese edhe nëpër mediat ndërkombëtare.

Ky diskurs i Vuçiqit rrjedh në një kohë kur do të nis zbatimi i reciprocietit për targa dhe dokumente.

Ky vendim i Qeverisë së Kosovës i paraparë që të hyjë në fuqi më 1 gusht ishte shtyrë për 1 shtator me kërkesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian.

Kjo pasi më 31 korrik, pak orë para se të niste zbatimi i reciprocitetit në targa dhe dokumente serbët lokalë i kishin bllokuar rrugët që çojnë në pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak – duke shkaktuar tension në pjesën veriore të Kosovës. 

(Kosova Sot Online )