Konfirmohet: Qeveria kërkon listën e grevistëve që t’ua ndalojë pagat

  • G.G /
  • 25 August 2022 - 12:49
Konfirmohet: Qeveria kërkon listën e grevistëve që t’ua ndalojë pagat

Pas fillimit të grevës së përgjithshme në sektorin publik Ministria e Financave ka kërkuar nga BSPK-ja listën e personave që po marrin pjesën në grevë për t’ua ndalur pagën.

Në një emali të drejtuar Ali Sefajt, ministria ka kërkuar sipas nenit 18 që të kenë një listë të personave që janë në greve për t’i pezulluar nga puna dhe tu ndalen benefitet.

Kështu ka konfirmuar zv.sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Enis Spahiu.

“Po është kërkesë ligjore e cila kërkon që persona qe janë ne greve tu pezullohet paga dhe përgjegjësia nga puna. Neni 18 i Ligjit për Greva kërkon pezullimin e kontratës se pune dhe te mos paguhet vetëm për këtë arsye e kemi dërguar emalin. Sot e kemi marre njoftimi për greve nuk kemi marre me herët njoftim. Proceduralisht duhet me dite kush është në grevë.”, tha Spahiu.

(Kosova Sot Online)