“Vjeshta vendimtare”, Kurti sheh potencial për marrëveshje me Vuçiqin në kohën e Biden e Von der Leyen

  • G.G /
  • 25 August 2022 - 13:56
“Vjeshta vendimtare”, Kurti sheh potencial për marrëveshje me Vuçiqin në kohën e Biden e Von der Leyen

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë të dhënë të mërkurën për “Bloomberg”, ka thënë se duhet arritur një marrëveshje me Serbinë përgjatë mandatit të tij si kryeministër.

“Ne duhet të kemi një marrëveshje dhe mendoj se është koha e duhur që të ndodh përgjatë mandatit të qeverisë sonë”, ka thënë kreu i ekzekutivit.

Ai tutje ka thënë se sheh mundësi për një gjë të tillë, derisa potencon se këtë vjeshtë do të mësohet nëse do të shkohet drejt marrëveshjes finale.

“Unë shoh mundësi. Këtë vjeshtë, ne do të mësojmë nëse ne do të shkojmë drejt saj. Kjo vjeshtë do të jetë tepër vendimtare për të parë nëse duhet të jemi optimistë”, ka thënë Kurti.

Kryeministri i Kosovës ka thënë se ka parë potencial për arritjen e një marrëveshjeje derisa me administratën amerikane udhëheq Joe Biden, me Komisionin Evropian, Urusla von der Leyen dhe me Serbinë, Aleksander Vuçiq.

Megjithatë, ai tha se shqetësimi i tij më i madh është se Vuçiç ende nuk ishte distancuar sa duhet nga e kaluara e tij kur shërbeu si ministër i informacionit të Sllobodan Millosheviçit në vitet 1990.

“Kjo është vërtet shqetësuese”, ka thënë Kurti.

(Kosova Sot Online)