Politikanja serbe: Kosova është humbur, Serbia duhet të pajtohet me këtë fakt

  • G.G /
  • 25 August 2022 - 14:05
Politikanja serbe: Kosova është humbur, Serbia duhet të pajtohet me këtë fakt

Sociologja dhe politikanja serbe Vesna Peshiq ka thënë se derisa Kosovës i “janë dhënë” të gjitha institucionet kryesore që e bëjnë një vend të pavarur, tani thotë se për të është qesharake që tani të dyja palët,  po “grinden për tavolina”.

Ajo beson se Serbia duhet të pajtohet me faktin se Kosova është e humbur, shkruan N1.

“Kosova nuk ka se si të kthehet”, tha Peshiq dhe shtoi se pak rëndësi ka nëse do të ketë targa RKS apo KM, por se më e rëndësishme është se si të jetohet në Kosovë.

Vesna Peshiq beson se situata rreth Kosovës ka ndryshuar shumë, sepse “amerikanët janë shumë të përfshirë për të dhe Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken vazhdimisht monitoron se çfarë po ndodh atje”.

“Qëllimi është zvogëlimi i ndikimit rus në Ballkan”.

Megjithatë, Peshiq thotë se Serbia “nuk do t’i ngrejë duart nga veriu i Kosovës, sepse ka popullatë shumicë serbe dhe Serbia nuk heq dorë nga aneksimi i saj”.

Derisa për propozimet e mëparshme për ndarjen e Kosovës, politikanja serbe thotë se nuk do të ketë ndarje, por se problem mbetet veriu.

(Kosova Sot Online)