Tmerr në Merdare e tek Dheu i Bardhë, kaq orë pritje për të dalë nga Kosova

  • E.K /
  • 25 August 2022 - 17:21
 Tmerr në Merdare e tek Dheu i Bardhë, kaq orë pritje për të dalë nga Kosova

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat për gjendjen në pikat e kalimit kufitar.

Sipas kësaj qendre, për të hyrë në Kosovë nuk ka kolona, ndërsa për të dalë po.

Pika më e ngarkuar është ajo në Merdar, ku për të dalë nga Kosova, kolonat janë deri në 1 mijë e 700 metra, që i bie më shumë se 3 orë.

Kolona janë krijuar edhe te Dheu i Bardhë, ku kolona është 600 metra.

Në tjerat pika kufitare, për të dalë nga Kosova, nuk ka kolona.

(Kosova Sot Online)