Ndihmën e parë Ibrahim Tatlisesit ia ofroi djali i tij, me të cilin nuk fliste

  • E.K /
  • 25 August 2022 - 20:38
 Ndihmën e parë Ibrahim Tatlisesit ia ofroi djali i tij, me të cilin nuk fliste

Sot, në Bodrum të Turqisë, një aksident të rëndë trafiku është përfshirë këngëtari i njohur turk, Ibrahim Tatlises, i cili ka pësuar lëndime të rënda dhe është hospitalizuar.

Raportohet se i pari që i erdhi në ndihmë këngëtarit të famshëm, ishte djali i tij, Ahmet Tatlises.

Ai nxitoi për të ndihmuar të atin, të cilin më herët e kishte paditur në gjykatë. Madje, ata as nuk flisnin me njëri-tjetrin.

Siç raporton sabah.com, përveç ndihmës së parë, Ahmeti e ka shoqëruar babain këngëtar gjatë gjithë kohës në spitalin ku po ai po trajtohet.

(Kosova Sot Online)