Aksident mes trenit dhe veturës, dy të lënduar në Bardh të Madh

  • E.K /
  • 25 August 2022 - 23:41
Aksident mes trenit dhe veturës, dy të lënduar në Bardh të Madh

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes trenit dhe një veture, në fshatin Bardh i Madh, në Fushë Kosovë.

Të dy të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

Rastin e ka bërë të ditur, Mirsim Beqiri, Kryesues i Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike (KHAIA).

Beqiri thotë se hetuesit e KHAIA-së po bëjnë ekzamimimin e vendit të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)