LDK mban sot konferencë, këto janë ngjarjet e tjera për sot

  • G.G /
  • 26 August 2022 - 07:10
LDK mban sot konferencë, këto janë ngjarjet e tjera për sot

Ngjarjet e datës 26 gusht

Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, ora 12:00)

Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, organizon edicionin e dytë të manifestimit tradicional kulturor-shkencor “DRITA E GONXHËS” që përkon me 112 vjetorin e lindjes dhe 25 vjetorin e vdekjes së Nënës Terezës me ç’rast do të promovohet revista “DRITA E GONXHËS”. (Sheshi “Nëna Tereza”, Prishtinë, ora 13:00)

Nis Spitfire Festival “Një për të gjithë, të gjithë për ROCK”. (Amfiteatri në parkun Gërmia, ora 17:00)

Ipeshkvia e Kosovës organizon akademi solemne në ditëlindjen e Shën Nënë Terezës, ku zyrtarisht hapen ditët e Nënë Terezës që sivjet koincidon me 25-vjetorin e vdekjes së saj. (Qendra “BogdaniPolis”, në Katedralen Shën Nënë Tereza, Prishtinë, ora 19:00)

(Kosova Sot Online)