Escobar: “Shpresoj që më 1 shtator të mos ngarkohet jetesa e serbëve në veri”

  • G.G /
  • 26 August 2022 - 09:01
Escobar: “Shpresoj që më 1 shtator të mos ngarkohet jetesa e serbëve në veri”

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se faktori ndërkombëtar do të vazhdojë të kërkojë nga Kosova dhe Serbia të që të garantojnë paqe dhe stabilitet.

“Agjenda e dialogut është krijuar nga përfaqësuesi i BE-së. Çështja më e rëndësishme është zotimi i liderëve, dhe këtë e kemi marrë nga ata, roli ynë është që ata të zbatojnë këto zotime në mënyrë që të arrihet marrëveshja”.

Përgjatë konferencës, Escobar ka thënë se shpreson që më 1 shtator, të mos ngarkohet jetesa e banorëve në veri të Kosovës dhe ata të jetojnë në paqe.

“Shpresoj se ata nuk do të kenë nevojë për procedura administrative shtesë për të shkuar në shtëpitë e tyre. Besoj se do të mund të arrijmë këtë gjë”.

Sa u përket bisedimeve, ai ka thënë se ato kanë qenë të vështira, mirëpo ka parë “gatishmëri për të gjetur zgjidhje, gatishmëri për të ndërtuar besim përgjatë procesit”.

“Mund t’i them publikut në Serbi që kemi dëgjuar shqetësimet e tyre, në disa raste ka shqetësime serioze për serbët në Kosovë, ka probleme serioz në besim mes dy palëve”, tha ai.

(Kosova Sot Online)