Gjendja në vendkalimet kufitare, pritjet të gjata vetëm në Merdar

  • G.G /
  • 26 August 2022 - 09:42
Gjendja në vendkalimet kufitare, pritjet të gjata vetëm në Merdar

Pas qëndrimit në pushimet e verës, shumë mërgimtarë edhe mëngjesin e sotëm ia kanë mësyrë vendeve perëndimore.

Gjatë kalimit nga Kosova për në shtetin fqinj Serbi, ata edhe sot po përballen me kolona dhe pritje deri në një orë e gjysmë, por pritjet janë dukshëm më të shkurta se mbrëmjen e së enjtes, kur është prit deri në pesë orë.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, sot njofton për pritje më të gjatë në pikë-kalimin kufitar në Merdar, atje pritjet në dalje nga Kosova janë deri në një orë e 30 minuta dhe gjatësia e kolonave të makinave është mbi 500 metra.

Më pak pritje e kolona ka në vendkalimin kufitar Muçibabë. Në këtë pikë pritjet për dalje janë nga 10 deri në 15 minuta, kurse në hyrje nuk pritet fare.

(Kosova Sot Online)