Vdes personi që humbi kontrollin gjatë drejtimit të traktorit me dru

  • S.A /
  • 26 August 2022 - 10:45
Vdes personi që humbi kontrollin gjatë drejtimit të traktorit me dru

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person derisa ishte duke e drejtuar traktorin me rimorkio të ngarkuar me dru ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rruge, ku si pasojë ka pësuar lëndime vdekjeprurëse.

Rasti ka ndodhur të enjten në orën 11:00.

“Derisa viktima mashkull kosovar ka qenë duke e drejtuar traktorin me rimorkio të ngarkuar me dru i njëjti ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rruge ku si pasojë ka pësuar lëndime vdekjeprurëse”, thuhet në raportin policor. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërkaq me vendim të Prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet. 

(Kosova Sot Online )