Zjarrfikësit shpëtojnë një burrë me dorë të ngecur në divan

  • E.K /
  • 26 August 2022 - 17:51
Zjarrfikësit shpëtojnë një burrë me dorë të ngecur në divan

Zjarrfikësit në Britani kryen një shpëtim të pazakontë kur një telefonues raportoi për një burrë që kishte nevojë për ndihmë pa ta nxjerrë dorën nga pjesa e pasme e një divani.

Stacioni i zjarrfikësve Stapleford në Angli tha në një postim në Facebook se një ekuipazh iu përgjigj “një raportimi të një mashkulli me dorën e tij të bllokuar në pjesën e pasme të një divani”.

Zjarrfikësit ishin në gjendje ta ndihmonin burrin që ta nxirrte dorën. Ai nuk u plagos rëndë, por pësoi “skuqje të lehtë në dorë”, thuhet në postim.

“Në të vërtetë nuk janë çështje vetëm zjarre, jam i kënaqur që mundëm ta ndihmonim mashkullin pa e lënduar më tej apo pa e dëmtuar divanin e tij”, tha zjarrfikësi Gavin Wilson në postimin e tij.

(Kosova Sot Online)