Presidentja Osmani takohet me ambasadorin Hovenier, diskutojnë për çështjen e sigurisë dhe energjisë

  • S.A /
  • 27 August 2022 - 07:59
Presidentja Osmani takohet me ambasadorin Hovenier, diskutojnë për çështjen e sigurisë dhe energjisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e SHBA-ve, Jeffrey Hovenier.

Sipas njoftimit të Zyrës së Presidencës, në këtë takim u bisedua për bashkëpunimin ndërshtetëror dhe vazhdimin e koordinimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe SHBA-ve.

Poashtu, Presidentja Osmani dhe ambasadori Hovenier kanë biseduar edhe për çështje të sigurisë, sundimit të ligjit dhe energjisë.

(Kosova Sot Online )