Mustafi nga Lugina e Preshevës: Escobar dhe Lajcak s’na takuan, shqiptarët u anashkaluan

  • S.A /
  • 27 August 2022 - 08:12
Mustafi nga Lugina e Preshevës: Escobar dhe Lajcak s’na takuan, shqiptarët u anashkaluan

Kryetari i Këshillit të Shqiptarëve në Lugiinë të Preshevës, Ragmi Mustafi, ka thënë se shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë mbështetur gjithmonë qeverinë e Kosovës për çështjen e reciprocitetit dhe se ata janë të gatshëm të participojnë në këtë çështje.

Ragmi Mustafi, kryetar i Këshillit të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, ka thënë për RTV Dukagjinin se shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë mbështetur gjithmonë shqiptarët e Kosovës për çështjen e reciprocitetit me Serbinë.

Sa i përket mos-takimit të përfaqësuesve shqiptarë me emisarët perëndimor, Mustafi ka thënë se ata kanë mbetur anash në këto takime, mirëpo më e rëndësishme, përkatësisht më thelbësore do të ishte që të ishin pjesë e procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë”.

Tutje Mustafi ka thënë se kjo ka ndodhur edhe për shkak të dy vendimeve që ka marrë Qeveria e Kosovës dhe barrikadave që ishin vendosur në veri të vendit.

“Në kuadër të këtij procesi, shqiptaret e Luginës vazhdimisht kanë kërkuar që unë të jem pjesë e këtij procesi, por të shohim zgjedhjen përfundimtare”, ka përfunduar kryetari i Këshillit të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, Ragmi Mustafi.

(Kosova Sot Online )