Pas vizitës disa ditore në Prishtinë e Beograd, Lajcak lajmërohet nga Vjena

  • G.G /
  • 27 August 2022 - 10:47
Pas vizitës disa ditore në Prishtinë e Beograd, Lajcak lajmërohet nga Vjena

Emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lacjak, pas një qëndrimi disa ditor në Prishtinë dhe Beograd, është lajmëruar nga një organizim në Vjenë të Austrisë.

Lajcak në ‘twitter’ ka treguar se ka marrë pjesë në një organizim të KAS lidhur me iniciativën për bashkëpunim ndër-parlamentar.

Emisari sllovak ka thënë se është i lumtur për mundësinë e dhënë që t’iu drejtohet pjesëmarrësve dhe të flasë për të ardhmen e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

(Kosova Sot Online)