Kapen cigare të kontrabanduara në vlerë mbi 15 mijë euro, i dyshuari arratiset

  • G.G /
  • 27 August 2022 - 10:53
Kapen cigare të kontrabanduara në vlerë mbi 15 mijë euro, i dyshuari arratiset

Oficerët doganor në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë identifikuar një automjet transportues të dyshimtë ku edhe janë gjetur cigare të kontrbanduara.  

Dogana njofton se fillimisht automjeti nuk i është bindur urdhërave të zyrtarëve doganor për t’u ndaluar dhe ka tentuar të ikë, “mirëpo falë profesionalizimit te zyrtarëve doganor dhe policor është arritur që të ndalohet automjeti kurse vozitësi ka ikur nga vendi i ngjarjes. Me këte rast në automjet janë gjetur 250,000 copë cigare pa banderola të kontrabanduara. Shmangiet e llogaritura nga taksat e aplikueshme janë 15,885.00 Euro”, njofton Dogana.

Lidhur me kete rast është njoftuar Prokuroria dhe kanë filluar hetimet penale, automjeti dhe mallrat (cigare) janë sekuestruar.

(Kosova Sot Online)