Testi i Maturës shpërndahet me të madhe nëpër grupe e rrjete sociale
Sot është mbajtur afati i dytë i Testit të Maturës.
Megjithatë, edhe këtë herë problemet kanë qenë të njëjta.
Testi është shpërndarë me të madhe nëpër grupe në Viber dhe rrjetet e tjera sociale.
Në këto grupe, janë me qindra anëtarë të cilët po i shkëmbejnë përgjigjet e pyetjeve.
Ministria në anën tjetër ka paralajmëruar masa ndaj atyre që keqpërdorin.
(Kosova Sot Online)