Çifti shkon në majë të malit për të realizuar fotot e fejesës, dhëndri vritet nga rrufeja

  • E.K /
  • 28 August 2022 - 13:05
Çifti shkon në majë të malit për të realizuar fotot e fejesës, dhëndri vritet nga rrufeja

Në një vend turistik në Kinë, dhëndri humbi jetën kur u godit nga rrufeja derisa po pozonte për foto së bashku me të fejuarën, me rastin e fejesës së tyre.

Ky incident ka ndodhur në malin Jade Dragon Snow në provincën Yunnan.

Burri i identifikuar me emrin Ruan sipas mediave kineze, mbeti i vdekur në vend kur u godit nga rrufeja derisa po pozonte pranë të fejuarës.

Ndonëse autoritete kineze kishin paralajmëruar për mot të ligë, çifti kishin vendosur të shpërfillin paralajmërimin.

Në vitin 2017 nga goditja e rrufesë kanë humbur jetën ose janë lënduar afro 4 mijë persona.

(Kosova Sot Online)