Marrëveshja ka efekte edhe në Luginën e Preshevës, reagon Shaip Kamberi

  • E.K /
  • 28 August 2022 - 13:47
Marrëveshja ka efekte edhe në Luginën e Preshevës, reagon Shaip Kamberi

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka mirëpritur marrëveshjen për dokumente ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se ajo është e mirëseardhur edhe për qytetarët e Luginës së Preshevës.

Në një postim në Facebook, Kamberi ka shkruar se me arritjen e kësaj marrëveshjeje me ndërmjetësimin e BE-së dhe përfshirjen direkte të SHBA-së, lëvizja e lirë, sidomos e qytetarëve të Kosovës, po merr kuptim.

“Marrëveshjet si këto janë të mirëseardhura edhe për qytetarët e Luginës së Preshevës”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)