Gjendet një mjet i pashpërthyer te Liqeni i Badovcit

  • E.K /
  • 28 August 2022 - 13:56
Gjendet një mjet i pashpërthyer te Liqeni i Badovcit

Një person ka hasur në një mjet të pashpërthyer teksa po peshkonte në Liqenin e Badovcit.

Për rastin është njoftuar polcia, ndërs njësiti për deminim i FSK-së ka tërhequr mjetin e dyshuar nga vendi i ngjarjes.

Njoftimi i plotë i policisë:

GJETJE E MJETIT TË PASHPËRTHYER/Liqeni i Badovcit, Graqanicë 27.08.2022-14:50 Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gjersa ai ishte duke gjuajtur peshk, në breg të liqenit ka vërejtur një mjet të pa shpërthyer. Njësiti për deminim i FSK-së ka tërhequr mjetin e dyshuar nga vendi i ngjarjes pa ndonjë incident.

(Kosova Sot Online)